AKTUALITET /

I infiltruari i grupeve shqiptare për të nxjerrë drogën drejt Italisë, agjenti i Antiterrorit në kurs për t’u rritur në gradë

Ekzekutimi i masës për arrestin e Igli Haxhiajt është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Shkruar nga Versus

I infiltruari i grupeve shqiptare për të nxjerrë drogën

Igli Haxhiaj është oficeri i policisë i cili u jepte ndihmë klaneve shqiptare që të mund të kalonin drogat e forta si heroina e kokaina nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai akuzohet si i lidhur me grupin e goditur gjatë operacionit të SPAK me palën italiane, ndërsa dyshohet se ka kryer disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Veprën dyshohet se e ka kryer në kohën kur ishte agjent i operacionales ndërsa aktualisht është në akademi për një kurs trajnimi 3 mujor për të marrë gradën e agjentit të antiterrorit. Ekzekutimi i masës ndaj oficerit të policisë është bërë nga AMP-ja. Versus.al

Poll