AKTUALITET /

I kërkoi para dhe sulmoi me thi*ë: Detaje nga plagosja e biznesmenit në Kavajë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku biznesmeni Artur Ligeja u sulmua me thikë brenda një prej bizneseve të tij. Autori, i identifikuar si Eri Velecia dhe me probleme të njohura me drogën dhe shëndetin mendor, u arrestua nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

I kërkoi para dhe sulmoi me thi*ë: Detaje nga plagosja e biznesmenit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e ndodhur sot në Kavajë, ku biznesmeni Artur Ligeja, 52 vjeç, u sulmua me thikë brenda një prej bizneseve të tij.

Autori i dyshuar, shtetasi Eri Velecia, i cili i kishte kërkuar para Ligejas dhe u refuzua, e ka goditur atë me mjet prerës, duke e plagosur.

Sipas burimeve për mediat, autori nuk ka pranuar të largohet nga ambienti deri në ndërhyrjen e policisë, e cila e ka arrestuar atë në vendngjarje.

Po ashtu, raportohet se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Versus.al

 

Poll