AKTUALITET /

I kërkuar nga Italia për grup kriminal, kapet në Tiranë 45 vjeçari me 2 emra

Shkruar nga Versus
I kërkuar nga Italia për grup kriminal, kapet në Tiranë 45
Momenti i shoqërimit të 45 vjeçarit në komisariatin e policisë

Tiranë- Policia ka arrestuar 45 vjeçarin Genti Beqiri alias Eduart Pano i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia për tre vepra penale. Urdhri i arrestit është lëshuar nga gjykata e Napolit duke e akuzuar Beqirin për grup kriminal, falsifikim dokumentesh dhe trafik droge. 

"Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimit të FAST ALBANIA me Rrjetin Evropian (ENFAST),ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tiranës, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u bë lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Genti Beqiri, alias Eduart Pano 45 vjeç, banues në Tiranë .

Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian"- thuhet në njoftimin e policisë. 

Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 45 vjeçarit drejt Italisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: