Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Fierin, ku Altin Meçaj, 46 vjeç dhe emigrant në Gjermani, është sulmuar brutalish nga disa persona jashtë shtëpisë së tij në Vjosë. Sulmi, siç raportohet, ka nisur pas një “like” dhe komenti të Altinit në Facebook ndaj motrës së Fredi Lamaj, një efektivi të policisë së Fierit.
Altin dhe babai i tij, 76-vjeçari Ylli Meçaj, ndodhen aktualisht në urgjencën e Fierit me dëmtime të rënda nga goditjet.
Sipas deklaratave të Altinit, para sulmit ka marrë një mesazh kërcënues nga Lamaj, ndërsa në momentin kur dritat e shtëpisë u fikën, ai është thirrur jashtë dhe goditur brutalisht nga tre persona, përfshirë të atin që u përpoq ta mbante.
“Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur ë shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në facebook. Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi diçka e tillë me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në facebook.
Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë. Mesazhi thonte ‘nuk e di me kë je mpleksur’. Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona. Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken ë facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim. Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.
Më ka thënë të njëjtat gjëra si në mesazh ‘nuk e di me kë je mpleksur’ dhe diçka tjetër që nuk mund ta them. Unë kërkoj që kjo mos të përsëritet dhe dua të drejtën time. Më është shkelur prona. Këtë person e kam dalluar vetëm nga zëri kur kam dalë jashtë. Unë i thashë që motra jote është e madhe nuk është e vogël, mund të më thotë ‘Altin boll se po më bezdis’. Komenti ka qenë ‘je bërë shumë e bukur’, një kompliment”, deklaroi 46-vjeçari Altin Meçaj.
Nëna dhe familjarët e viktimës janë në gjendje shoku, ndërsa babai i Altinit kërkon drejtësi dhe siguri për familjen e tij.
Rasti është kaluar për hetim në Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore (AMP), për shkak se një nga autorët e dyshuar është pjesë e strukturave të policisë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për ngjarjen./Versus.al

