
Dy ditë më parë, Kujtim Plangaj, një fermer nga fshati Postribë i Shkodrës kërkoi ndihmën e banorëve për të transportuar një varg qepësh 110 metra të gjatë.
Ai u kërkoi banorëve që ta ndihmojnë ta çojë në këmbë vargun deri tek Ura e Mesit në Shkodër dhe ky premtim i tij i dhënë 3 vite më parë u realizua.
“Jam shumë i lumtur që ma mundësuan mbajtjen e premtimit. Ja kushtoj Postribës time të dashur, banorëve të saj dhe të rinjtë e Act4Shkodra, të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme me shumë vlera”, tha Kujtimi i emocionuar pas realizimit të sfidës së veçantë me vargun e qepëve të Drishtit./Versus.al

