AKTUALITET /

U dhunua nga polici në Fier se i bëri “like” motrës së tij, Meçaj: Nëse shteti nuk e zgjidh, do ndërhyj vetë

Shkruar nga Versus
U dhunua nga polici në Fier se i bëri “like” motrës
Altin Meçaj

Gjashtë muaj më parë Altin Meçaj, banor i fshatit Vjosë në Fier dhe emigrant në Gjermani përfundoi në spital dhe pretendoi se efektivi i “Operacionales” Fredi Lamaj e kishte dhunuar atë dhe babain e tij për një “like” që i kishte bërë në facebook motrës së policit.

Asokohe motra e këtij të fundit publikoi mesazhet duke pretenduar se i dhunuari e përndiqte me mesazhe të vazhdueshme në rrjetet sociale. Meçaj është rikthyer sërish me një deklaratë për mediat para prokurorisë së Fierit ku deklaroi se nuk ishte thirrur për të dhënë provat e reja që ka për ngjarjen e ndodhur.

“Kam fakte të reja. Nëse shteti nuk e zgjidh këtë çështje, atëherë do të detyrohem ta zgjidh vetë me metoda të tjera“, u shpreh Meçaj para gazetarëve.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria apo Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga Altin Meçaj. Ndërkohë kryeprokurori i Fierit, Helion Mustafaj ka thënë për mediat se çështja po hetohet me përparësi. Versus.al

Poll