AKTUALITET /

Nga vëllezërit Hoxhosmani tek "Cinco" e Plarent Dervishaj, SPAK çon për gjykim 15 persona për trafik droge e grup kriminal

Sipas SPAK, të pandehurit kanë trafikuar mbi 8 ton drogë nga Amerika Latine.

Shkruar nga Versus
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek "Cinco" e Plarent Dervishaj,
Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj "Cinco", Plarent Dervishaj

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 15 të pandehurve të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe grup të strukturuar kriminal. Këta persona duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë arritur të trafikojnë lëndët narkotike dhe më pas t’i shesin ato në vende të ndryshme europiane.

Hetimet e SPAK kanë provuar se drejtuesit dhe financuesit e grupit ishin: Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut (alias Devid Boraj, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri).

Ndërsa pjesëmarrësit në grup ishin: Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani.

 Konkretisht janë trafikuar:

7261 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë

590 kg, bimë narkotike e llojit hashash

275 kg, bimë narkotike e llojit kanabis sattiva.

Devid Petrut rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërsa emra të tjerë të njohur si Ermir Ndreaj “Cinco” apo vëllezërit Hoxhosmani janë të arrestuar në Shqipëri së bashku me të pandehurit e tjerë. Veprimtaria e grupit kriminal u zbulua falsë zbardhjes së përgjimeve në platformën “SkyEcc”. Versus.al

Poll