
Daniel Gjura, ish-kandidati i socialistëve i cili nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit, është arrestuar nga policia e Dibrës pasi ishte shpallur në kërkim javë më parë për skandalin e tjetërsimit të pronave.
Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve” të kryera në bashkëpunim me punonjës të tjerë të Kadastrës gjatë kohës që mbante postin e zëvendës drejtorit.
Hetimet 7 mujore të prokurorisë zbuluan një skemë të dyshuar të tjetërsimit të paligjshëm të pronave në favor të T.D dhe familjarëve të këtij të fundit. Për pasojë u ekzekutuan 14 masa sigurie ndaj punonjësve, ish-punonjësve të kadastrës së Dibrës si dhe ndaj personave që kishin përfituar nga falsifikimi i dokumenteve. Versus.al

