POLITIKË /

Rama nga Ankaraja shuan zërat për anulimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë. E konfirmon dhe Rutte: Do të vendosim për kohën!

Në një video-mesazh nga Samiti i Turqisë, Rama tha se ka ikur koha që bënin cfarë të donin me Shqipërinë

Shkruar nga Versus

Rama nga Ankaraja shuan zërat për anulimin e Samitit të

Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja ka shuar zërat për anulimin e Samitit të ardhshëm të Natos në Tiranë. Në një video-mesazh nga Samiti i Turqisë, Rama tha se ka ikur koha që bënin cfarë të donin me Shqipërinë.

"Sot Shqipëria bën atë që thotë dhe bën atë që thotë. Samiti i ardhshëm do të jetë në Shqipëri", tha Rama.

Edhe kreu i NATO-s, Mark Rutte pas përfundimit të samitit të Turqisë, ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.

Gjithsesi ai shtoi se palët tani janë në bisedime për të vendosur se kur do të bëhet ky samit.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur”, tha Rutte.

Mesazhi i plotë

Po si thanë? Nuk do të bëhet Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, por ka ikur koha që bënin cfarë të donin me Shqipërinë.

Sot Shqipëria bën atë që thotë dhe bën atë që thotë.

Samiti i ardhshëm do të jetë në Shqipëri. /Versus.al

 

Poll