
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për ngritjen e stadiumit të posaçëm për koncertin që do të mbajë reperi Kanye Ëest në Tiranë më 11 korrik. Rama tha se shpenzimet e bëra janë krejtësisht të vlefshme për faktin se njëjtë si finalja e Conference League, edhe ky koncert pritet të sjellë numër të madh turistësh nga 80 shtete të botës.
“Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat e korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra e mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta, nga Europa, Amerika, Australia, 80 shtete dhe janë më shumë sesa ata që erdhën për finalen e Conference League. Ky event do ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit nëse nuk do ishte realizuar. Ajo finalja e Conference League na solli ne gjithë atë bum turistësh nga Italia e Holanda. Këto janë eventet sepse bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë shpenzim në fillim, por janë investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet nuk kthehet mbrapa, të hidhen përpjetë ata që s’duan”- tha Rama. Versus.al

