POLITIKË /

Sot mbahet samiti i NATO-s në Turqi, merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama

Samiti do ketë në fokus rritjen e shpenzimeve ushtarake të shteteve anëtare për mbrojtjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Sot mbahet samiti i NATO-s në Turqi, merr pjesë edhe kryeministri Edi

Sot Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) mblidhet në Ankara të Turqisë për një takim me në fokus rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga shtetet anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve të paraqesin plane konkrete për të përmbushur objektivin e shpenzimeve prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një kërkesë e mbështetur fuqishëm nga presidenti amerikan Donald Trump.

Pritet që gjatë samitit të miratohet edhe një paketë ndihme ushtarake prej 70 miliardë eurosh për Ukrainën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur sot drejt Turqisë ku do të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm për sigurinë. Versus.al

Poll