AKTUALITET /

“I thanë hajde se kemi një sqarim”/ Flet fqinja e 17-vjeçarjes së dhunuar: E morën në shtëpi dhe e rrahën, vajza është me trauma

Fqinja e 17-vjeçares së dhunuar tha se vajza fillimisht i kishte thënë nënës se nuk ndihej mirë dhe se ishte goditur, por më pas, pas insistimit të familjes, kishte rrëfyer të vërtetën

Shkruar nga Versus

“I thanë hajde se kemi një sqarim”/ Flet fqinja e

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shëmtuar në Fier ku 3 vajza kanë dhunuar një 17-vjeçare, ndërsa pamjet e dhunës u bënë publike nga autoret në rrjetet sociale.

Fqinja e adoleshentes, ka rrëfyer për TCH, se 17-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi më 8 qershor me shenja dhune, por fillimisht kishte tentuar ta fshihte atë që kishte ndodhur.

“U prekëm shumë. Unë e kam rritur atë. Ky muhabet ka që në datën 8 dhe mbush një muaj. Erdhi çupa e dhunuar, por nuk tregoi gjë për momentin. Ishte në kurs, doli nga kursi dhe dolën shoqet përpara, e rrahën. Erdhi në shtëpi me blana”, tregoi fqinja.

Ajo tha se vajza fillimisht i kishte thënë nënës se nuk ndihej mirë dhe se ishte goditur, por më pas, pas insistimit të familjes, kishte rrëfyer të vërtetën.

“E pyeti e ëma, tha isha sëmurë, bëra serum, u godita, nuk tregoi. Iu kundërvu e ëma dhe pasdite vonë tregoi. Mori çupën dhe bëri denoncimin në polici. Nga data 8 asnjë përgjigje nuk kanë marrë, u thoshin se e ka Prokuroria rastin”, u shpreh ajo.

Fqinja tha se dhuna ka lënë pasoja të rënda te 17-vjeçarja, e cila sipas saj është e frikësuar dhe reagon ndaj çdo zhurme.

“Vajza është me trauma. Është vajza e madhe e familjes, kanë tre fëmijë. Nuk është gjendje e mirë pas asaj që ka kaluar”, deklaroi ajo.

Sipas rrëfimit të fqinjës, vajza nuk i njihte agresoret, përveç njërës prej tyre që e kishte në shkollë.

Ajo tregoi edhe momentin kur e mitura ishte marrë nga vajzat e tjera me pretekstin se do të bënin një sqarim.

“‘Më thanë hajde se kemi një sqarim’, më tha vajza. E morën në shtëpi dhe e rrahën”, rrëfeu fqinja.

Pamjet e dhunës janë bërë virale në rrjet, por 17-vjeçarja, sipas fqinjës, nuk është në dijeni se videoja e sulmit ndaj saj është publikuar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll