
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Aleks Pepën, vëllain e Mir Pepës, trafikantit të arrestuar në Dubai nën akuzë për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.
Aleks Pepa u ekstradua një muaj më parë nga Dubai. Grupi i narkotrafikut drejtohej nga vëllai i tij Mir Pepa, i cili është përmendur në mediat rozë për shkak të historisë së tij me Mariela Berishën e cila dhunoi brutalisht blogeren Klea Prenga për shkaqe xhelozie.
Aleks Pepa ka qenë më parë i dënuar për grabitje e një sasie prej 1 milionë euro në Aeroportin e Rinasit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërsa pas daljes nga qelia është angazhuar në grupin e narkotrafikut që drejtonin vëllezërit e tij.
Javë më parë në Dubai u arrestua Mir Pepa dhe pritet që së shpejti të ekstradohet. SPAK i ka sekuestruar pasuri me vlerë deri në 12 milionë euro. Versus.al

