
Rreth 160 zjarre kanë përfshirë vendin tonë prej 22 qershorit, ndërsa alarmi i kuq mbetet present, me mbërritjen e një vale të dytë të nxehti në Shqipëri.
Komisioni Teknik Këshillimor në Agjencinë e Mbrojtjes Civile në drejtimin e Haki Çakos raportoi për masat ndaj sezonit të zjarreve dhe angazhimin e nevojshëm të strukturave vendore, rajonale dhe qendrore në menaxhimin e zjarreve.
“Ditët e para të muajit qershor dhe të muajit korrik, me temperatura të konsiderueshme kanë vënë në provë dhe në test, një angazhim të strukturave vendore, rajonale, por edhe kombëtare, të cilat janë suportuar nga të gjitha strukturat që janë prezent këtu, sikurse janë Policia e Shtetit, Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, Urgjenca Mjekësore dhe njësi të tjera, të cilat janë në mbështetje me menaxhimin e këtyre zjarreve. Më duhet të theksoj se gjatë periudhës 22 qershor deri në ditën e sotme janë evidentuar dhe regjistruar 160 zjarre, nga të cilat 127 raste në sipërfaqe me bimësie, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane dhe 33 raste kanë qenë zjarre urbane, të cilat janë menaxhuar nga Mbrojtja nga Zjarri dhe nga Shpëtimi ” , u shpreh Çako.
Çako nënvizoi se vijojnë investimet në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, përmes fondeve të kushtëzuara dhe mbështetjes së prefekturave./Versus.al

