BOTA /

VIDEO/ Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga në Lisbonë. Dy viktima dhe 14 të plagosur nga përplasja

Sipas mediave portugeze, shoferi i një autobusi të kompanisë Carris Metropolitana humbi kontrollin e automjetit për arsye që ende nuk janë bërë të ditura

Shkruar nga Versus

VIDEO/  Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga në Lisbonë. Dy

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve ndodhi mëngjesin e sotëm në Lisbonë të Portugalisë, ku 4 prej personave ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkak u bë dalja nga rruga e një autobusi i cili u përplas me këmbësorët që prisnin në një stacion autobusi në zonën e Agualva-Cacém, pranë stacionit të trenit, brenda një tuneli nëntokësor.

Sipas mediave portugeze, shoferi i një autobusi të kompanisë Carris Metropolitana humbi kontrollin e automjetit për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, duke u përplasur me stacionin ku ndodheshin disa persona, që prisnin transportin publik.

Ngjarja shkaktoi një mobilizim të madh të forcave të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës.

 Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital. Autoritetet bënë të ditur se shumica e tyre kanë lëndime të lehta, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje kritike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona mbeti pjesërisht e bllokuar deri në përfundimin e operacioneve të shpëtimit dhe ekspertizës./Versus.al

Poll