
Argjentina vuajti shumë në ndeshjen me Kepin e Gjelbër po tashmë e gjen veten përballë Egjiptit, në një tjetër ndeshje vendimtare dhe delikate, ku fusha duhet të tregojë se kush janë favoritët.
Egjipti shokoi Argjentinën në minutën e 14-të të pjesës së parë, kur mbrojtësi Yasser Ibrahim përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen argjentinase dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar "Faraonët" në avantazh 1-0.
Goli ndezi festën e tifozëve egjiptianë në tribunat e stadiumit në Georgia, ndërsa Argjentina u detyrua të hidhej menjëherë në sulm në kërkim të barazimit.
Rasti ideal për të rikthyer ekuilibrat erdhi në minutën e 20-të, kur arbitri akordoi një penallti në favor të skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni.
Nga pika e bardhë u paraqit kapiteni Lionel Messi, por ylli argjentinas nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë. Goditja e tij nuk u kthye në gol, duke lënë të pandryshuar rezultatin dhe duke zhgënjyer tifozët argjentinas.
Ndërkohë, Egjipti vazhdon të mbajë avantazhin, ndërsa kampionët e botës kërkojnë të përmbysin rezultatin për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Fituesi i këtij çifti do të duhet të sfidojë më pas në çerekfinale një mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Sa i përket formacioneve, dy trajnerët janë bazuar te lojtarët e ndeshjeve të shkuara.
Te Argjentina ndryshimi i madh është Julian Alvarez, që zëvendëson Lautaro Martinez, i cili ndaj Kepit të Gjelbër dhuroi një nga paraqitjet e tij më të dobëta./Versus.al

