MAGAZINË /

Sot do të mbushte 46-vjeç, mesazhi prekës i Edlira Çepanit për bashkëshortin e ndjerë, ish-deputetin Gerti Bogdani

“Festofsh me engjëjt atje ku je”, shkruan mes të tjerave Edlira, duke treguar kështu se malli për të rritet çdo ditë dhe më shumë

Shkruar nga Versus

Sot do të mbushte 46-vjeç, mesazhi prekës i Edlira

Në ditëlindjen e 46-të të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, bashkëshortja e tij i ka kushtuar një mesazh të ndjerë ku ka shprehur mallin e 2 viteve mungesë prej njeriut të tyre të dashur.

“Festofsh me engjëjt atje ku je”, shkruan mes të tjerave Edlira, duke treguar kështu se malli për të rritet çdo ditë dhe më shumë, dhe se “koha shëron plagët” nuk është gjë tjetër veçse një shprehje e vjetër.

Postimi i plotë

Të rrallë janë njerëzit që impaktojnë për mirë këdo që takojnë në jetë dhe ti ishe njëri prej tyre! Ne do të kujtojmë e do të festojmë veç ditëlindje për ty, drita jonë.

Festofsh me engjëjt atje ku je, ndërkohë që ne vazhdojmë ta falënderojmë Zotin gjithmonë për çdo ditë që patëm fatin të të kishim fizikisht me ne! Të kemi në zemër çdo ditë derisa të ritakohemi sërish.

Ëe love you, Dada!

Gerti Bogdani, politikani i denjë, “tironsi” i mirë, babai shembullor i Ajrës dhe Reinartit u nda nga jeta papritur më 18 shtator të vitit 2024, në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.

Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Ndonëse u largua me shpejtësi në spital, mjekët nuk arritën që ta shpëtonin. Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin.Versus.al

Poll