
Gjatë një konference për mediat, pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Turqi, Mark Rutte, tha se NATO përfaqëson një aleancë mbrojtëse.
Por, nënvizoi ai, pavarësisht pozicionit të Aleancës, kushdo duhet ta dijë se çdo sulm ndaj vendeve anëtare do të marrë përgjigjen e duhur.
“Ne jemi aleancë mbrojtëse, për të mbrojtur 1 mld vetë. Ne nuk sulmojmë kurrë një vend tjetër, por ne ama sigurohemi që të tjerët, nëse u shkon mendja të na sulmojnë, përgjigjja jonë duhet të jetë shumë e fortë. Në shek. XXI s’mund të sulmosh siç bëri Rusia me Ukrainën sepse janë vlerat që kërcënohen, demokracia. Nuk është vetëm botë e lirë, media është shtyllë e demokracisë dhe shoqëria ka detyrën që t’i bëjë të ditura opinionet e veta”, tha Rutte./Versus.al

