AKTUALITET /

I mituri u pl*gos me thikë pranë zemrës nga 14 vjeçari, të 2 nxënës në një shkollë! Sherri nisi në internet dhe u takuan me 'grupe'

Gjendja e të miturit të plagosur paraqitet e rëndë për shkak se plaga e marrë është pranë zemrës.

Shkruar nga Versus

I mituri u pl*gos me thikë pranë zemrës nga 14 vjeçari,

Pasditen e djeshme si pasojë e një sherri mes të miturve të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës, mbeti i plagosur një 15 vjeçar i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohet në spitalin rajonal.

Policia arrestoi autorin, një 14 vjeçar me të cilin kishte patur konflikte në rrjetet sociale. Burime bëjnë me dije se mituri i plagosur është goditur me thikë pranë zemrës.

Të dy janë nxënës të shkollës së mesme dhe ishin konfliktuar pasi një shok i të plagosurit 15 vjeçar nga Burreli kishte njoftuar këtë të fundit se 14 vjeçari nga Cërriku e kishte sharë.

Të miturit kishin komunikuar në rrjetet sociale dhe më pas kishin lënë takim për tu sqaruar. Në konflikt mësohet se janë përfshirë 8 persona, shokë të të plagosurit dhe autorit. Janë përdorur mjete të forta si shkopa bejsbolli mes të miturve.

Babai i djalit të plagosur ka thënë për mediat se nuk e ka idenë sesi do të veprojë në vijim, ndërsa çështja kryesore tashmë është gjendja e të miturit.

Me këtë rast u dëshmua edhe njëherë se kriminaliteti tek të miturit vijon të mbetet problematik dhe se nuk po bëhet mjaftueshëm për të zgjidhur çështje të tilla sociale. Versus.al

Poll