AKTUALITET /

Atentati në Lezhë, DETAJE të reja: Pse polici qëlloi i pari dhe si hynë atentatorët me shkopa brenda berberhanes

Të tjera detaje kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Rilës në Lezhë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci dhe shënjestra, Merando Nikulaj.

Shkruar nga Versus
Atentati në Lezhë, DETAJE të reja: Pse polici qëlloi i pari
Pamje nga atentati në Lezhë

Të tjera detaje kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Rilës në Lezhë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci dhe shënjestra, Merando Nikulaj.

Burime për Neës24 bëjnë me dije se përplasja e ashpër ka nisur pasi në berberhanen “Coli“ ku ndodhej shënjestra, dy nga 7 personat që realizuan atentatinkanë hyrë me forcë brenda teksa mbanin në duar shkopa bejsbolli.

Menjëherë pas hyrje së tyre në mënyrë kërcënuese mësohet brenda berberhanes të jetë hapur zjarr, nga ku mbeti i plagosur Sokol Daci, gjendja  shëndetësore e të cilit vijon të jetë kritike.

Ndërsa dyshimet janë se i plagosur në këmbë ka mbetur dhe shënjestra e atenatit, nipi i biznesmenit të ndjerë Ardian Nikulaj, 21-vjeçari Merando Nikulaj.

Ditën e sotme u mësua gjithashtu se atentatorët janë prezantuar si policë, duke hapur zjarr ndaj berberhanes, ku ndodhej Sokol Daci, Merando Nikulaj dhe efekti i policisë, Besart Kovaçi.

Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë i pari, me pretendimin se synonte që të neutralizonte atentatorët e ngjarjes.

Në momentin qe janë dëgjuar të shtëna armësh, atentatorët që qëndronin jashtë berberhanes kanë hapur zjarr në drejtim të tyre me kallashnikov.

Dyshohet se ata kanë qëlluar rreth 30 plumba në drejtim të biznesit, nga të cilat 4 mësohet të kenë goditur berberin Daci, si dhe një që dyshohet se ka prekur shënjestrën e atentatit, Merandon.

Në lidhje më këtë ngjarje, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 djemtë e familjes së ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Më konkretisht mësohet se vijojnë hetimet për arrestimin e: Gerardo Ndoka, Kevin Ndoka si dhe Eliseo Ndoka.

Dyshohet se atentati është organizuar për “mbyllje mbuhabetesh” mes Merando Nikulaj dhe Kevin Ndokës. Pas një debati të ashpër të ndodhur mes tyre, Ndoka i është hakmarrë me armë nipit të Nikulajve.

Kujtojmë se Kevin Ndoka prej kohësh ka qenë në kërkim nga policia, pasi në nëntor të 2025 ai është përfshirë në një tjetër konflikt të ashpër fizik, ku mbetën të plagosur shtetasit Gjergj dhe Nikolin Marku.

Poll