AKTUALITET /

I riu në Tiranë sulmohet nga 3 persona! Goditet me leva metalike, përfundon në spital me plagë të rënda

Shkruar nga Versus

I riu në Tiranë sulmohet nga 3 persona! Goditet me leva metalike,

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në zonën e Zogut të Zi. Sipas informacioneve, rreth orës 05:00, një i ri është dhunuar brutalisht nga tre persona të cilët e kanë goditur me leva metalike.

Për pasojë, i dhunuari mori plagë të rënda dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Versus.al

Poll