AKTUALITET /

I vuri flakën makinës së fqinjit, 60 vjeçari në Tiranë: Më shante! Pronari i makinës: Nuk e njihja fare (VIDEO)

Shkruar nga Versus

I vuri flakën makinës së fqinjit, 60 vjeçari në

Tiranë- Një 60 vjeçar i identifikuar si Sergio Gjika është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i vuri flakën automjetit të fqinjit të tij në rrugën “Demir Zyko”.

Falë pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, u zbulua se Gjika i kishte vënë flakën automjetit të parkuar për motive banale duke pretenduar se e kishte sharë. Ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se as nuk e njeh fare autorin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll