
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Munellë të Pukës ku një është qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës të një fermeri.
Ka qenë vetë Erjon Nikolli i cili ka bërë denoncimin në polici. Ndërsa pasi efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, përveç gëzhojave, ka gjetur një mesazh kërcënuar të shkruar në gur për babain e fëmijëve të mitur, bashkëshortja e të cilit është shtatzënë me një tjetër fëmijë.
“Ik se do vdesësh”- është mesazhi i shkruar në gur që ka tronditur familjarët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve të të shtënave dhe kërcënimit. Versus.al







