AKTUALITET /

“Il Messaggiero”: Vajza e Donald Trump po blen ishullin shqiptar për 1 miliard dollarë

Qëllimi është që ishulli të transformohet në një vendpushim luksoz turistik. Megjithatë, projekti ka hasur kritika nga grupet mjedisore dhe komuniteti shkencor, të cilët shprehin shqetësime për ndikimin në mjedis.

Shkruar nga Versus

 

“Il Messaggiero”: Vajza e Donald Trump po blen ishullin shqiptar

Mediat italiane kanë rikthyer vëmendjen këtë të shtunë te lajmi i publikuar më parë nga “The Guardian” se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, planifikojnë të shpenzojnë mbi 1 miliard dollarë për të blerë ishullin Sazan.

“Il Messaggero” raporton se ishulli, i cili dikur ishte një bazë ushtarake, është sot pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe një zonë e mbrojtur natyrore. Që nga viti 2015, ishulli është i hapur për vizitorë, megjithëse një pjesë e tij ruhet ende si zonë ushtarake.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, Sazani shërbente si një bazë ushtarake me bunkerë dhe tunele të shumta. Ndërsa çifti Trump-Kushner e kishte pasur prej kohësh në shënjestër, negociatat me kompaninë Affinity janë zhvilluar pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, derisa u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë dollarësh dhe lajmi u bë publik.

Një nga sfidat kryesore të projektit do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera, duke garantuar sigurinë për vizitorët e ardhshëm. Affinity po planifikon gjithashtu projekte të ngjashme në Serbi, duke shndërruar ish-selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Qëllimi është që ishulli të transformohet në një vendpushim luksoz turistik. Megjithatë, projekti ka hasur kritika nga grupet mjedisore dhe komuniteti shkencor, të cilët shprehin shqetësime për ndikimin në mjedis.

Në një podkast, Presidenti Trump e përshkroi iniciativën si “të jashtëzakonshme”, ndërsa sfida më e madhe mbetet pastrimi dhe sigurimi i zonës për vizitorët. /Versus.al

Poll