AKTUALITET /

Inc*sti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

Shkruar nga Versus

Inc*sti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka

Puntata e parë për këtë sezon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek programi “E Diela Shqiptare” ka sjellë konfliktin mes motrave nga Tirana, Fatmës e Shpresës. Ato vijnë nga një familje me pesë vajza, por Fatma akuzon Shpresën se ka marrë pasurinë që duhet ndarë mes tyre.

Shpresa thotë se e ka blerë këtë pasuri dhe nuk ka arsye që ta kthejë. Ndërsa merr fjalën, nisin të dalin në dritë sekrete të errëta: babai i vajzave, Rushiti, ka një djalë me vajzën e hallës. Ajo ia ka blerë të atit pronën, i cili i ka përdorur paratë për të shlyer borxhet e të birit.

Shpresa: Ne jemi një familje prej pesë motrash dhe babi ka një djalë incest me gocën e hallës së vet. Kjo është e vërteta. Prona që kjo motra ime e dashur sot po më kërkon, unë ia kam blerë babait tim sepse babai im donte t’ia shiste dikujt tjetër për të larë borxhet e djalit të tij.

Fatma: Tirana ka dyqane plot, pse duhet të blesh pronën që na takon?

Eni Çobani: Edhe njëherë, se kjo ishte shumë e rëndë dhe deklaratë që besoj, secili që e dëgjoi, duket akoma s’e ka kuptuar. Pra, prindërit tuaj, nga martesa e tyre, ju kanë vetëm juve pesë vajzat apo jo?

Shpresa: Po.

Eni Çobani: Tani, lidhja tjetër e babit ka qenë me vajzën e hallës së tij?

Shpresa: Po dhe kanë një djalë.

Eni Çobani: Dhe ka sjellë në jetë edhe një djalë. Djali ka moshën tuaj?

Shpresa: Djali është 31 vjeç. Vjen pas ne të pestave. Këtu fillon e gjithë trazira e familjes sonë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, e ka pranuar babi këtë gjë?

Shpresa: Po, e ka pranuar.

Ardit Gjebrea: E ka pranuar si djalë me vajzën e hallës?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: I ka dhënë edhe mbiemrin e vet?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe në certifikatë është edhe emri i babait, edhe i nënës?

Shpresa: Po, por jo në certifikatën tonë familjare.

Fatma: Por ne nuk jemi këtu për të diskutuar babain dhe jetën e tij personale. Okej, ai ka bërë gabimet e veta, por tani neve na intereson prona.

Shpresa: Por këtu vazhdon konflikti ynë sepse unë prandaj e bleva atë pronë sepse meqë babai donte ta shiste diku tjetër për të larë borxhet e këtij djalit që luante bixhoz, preferova ta blej unë më mirë.

Prona për të cilën bëhet fjalë është një magazinë dhe një dyqan. Fatma sërish vazhdon të ngulmojë se motra duhet të kthejë pronën, por Shpresa nuk lëkundet. Njëkohësisht, ajo i drejtohet motrës duke i thënë “babai yt është mashtrues”. E pyetur nëse e pranon Rushitin si baba, Shpresa thotë se ai është shkaku që vajzat e familjes gjenden në këtë situatë.

Shpresa: Një baba që sjell konflikt në familje, një baba që ka futur kaq shumë trazira në mesin tonë, na ka përçarë, për mua nuk është baba! Më fal, por ky është realiteti. Baba është ai që kujdeset për fëmijët e tij, që i do fëmijët e tij dhe bën për fëmijët e tij. Jo një baba që më sjell mua dhe motrat në gjyq sot!

Fëmija nga incesti la në hije pesë motrat: Babai na mohonte, djali ishte mbret

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po përpara se të vinte ky vëlla në jetë se është vëlla nga gjaku…

Shpresa: Ne kemi qenë shumë të vogla. Imagjino, motra e vogël është 33 vjeç, ai është 31 kështu që unë nuk mbaj mend kur isha 4-5 vjeçe, por ne jemi rritur me atë frymë që nuk di si ta them, prekem shumë nga kjo histori. Është shumë, shumë e vështirë për ne.

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

 

Poll