AKTUALITET /

Inskenoi ngjarjen për të përfituar azil në BE, zbulohen detaje të reja nga shpërthimi në qytetin e Elbasanit

Familja e cila disponon apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe e kalojnë në një shtet të Bashkimit Eropian.

Shkruar nga Versus

Inskenoi ngjarjen për të përfituar azil në BE, zbulohen

Detaje të reja janë zbardhur na shpërthimi që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve për media ngjarja është skenuar nga Ardit Pepa, kryefamiljar, në bashkëpunim me nipin.

Familja e cila disponon apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe e kalojnë në një shtet të Bashkimit Eropian.

Ndërkohë fqinjët kanë treguar momentet e para kur ndodhi ngjarja, duke u shprehur se janë trrembur shumë nga shpërthimi.

“Ishte ora 01:00, dëgjuam një zhurmë shumë të fortë, një si krismë. Kishim frikë të ndiznim dritat. Këtu jeton një burrë një grua dhe një fëmijë. Por ata ikën. Nuk kemi dëgjuar të jenë problematikë. Aq u trembëm…”, tha njëra prej tyre./Versus.al

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: