AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët një apartament tek Komuna e Parisit

Sipas njoftimit të policisë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shkruar nga Versus

Përfshihet nga flakët një apartament tek Komuna e Parisit

Një apartament është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kryeqytet.

Zjarri raportohet në katin e tetë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas njoftimit të policisë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, po bëhet ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: