AKTUALITET /

Institucionet 'në gjumë', tjetër sherr mes nxënësve! 13 vjeçari në Sarandë plagos me thikë 15 vjeçarin

I mituri është plagosur me thikë në qafë. Shkak për sherrin është bërë një konflikt i të plagosurit me një tjetër person me pretendimin se i kishte zënë rrugën.

Shkruar nga Versus
Institucionet 'në gjumë', tjetër sherr mes
Foto ilustruese

Vlorë- Një tjetër rast i rëndë i krimit mes nxënësve në shkollë është regjistruar në vend. Këtë herë, në një shkollë jo publike 9 vjeçare të Sarandës, dy nxënës janë përfshirë në sherr me pretendimin se i kishin zënë rrugën njëri-tjetrit. 

Sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës dhe në këtë moment, 13 vjeçari ka plagosur 15 vjeçarin në qafë. 

I plagosuri është transportuar në spital ku po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka marrë masat për shoqërimin e autorit 13 vjeçar dhe sqarimin e plotë të ngjarjes. 

Ky rast ngre alarmin për pasigurinë në shkolla ku herë pas here nxënësit përfshihen në konflikte ku përdoren edhe thikat. Përgjatë harkut kohor të një viti 3 nxënës kanë ndërruar jetë si pasojë e plagosjeve me thikë pas sherreve në shkolla. Rasti më i fundit ishte ai i 15 vjeçarit Erion Boba në Durrës i cili u përfshi në një sherr pranë një shkolle dhe humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë në zemër.

Qytetarët kanë ngritur alarmin për mosreagimin e institucioneve të cilat duket se janë në “gjumë” dhe nuk marrin asnjë masë konkrete për rritjen e sigurisë në shkolla në kohën kur dhuna sa vjen e rritet duke u ndikuar edhe nga rrjetet sociale ku lindin konfliktet mes të miturve. Versus.al

Poll