AKTUALITET /

“Ishim të dy të dehur, ajo më shau”, zbardhet deklarata e amerikanit që vr*u gruan në Shkodër

Shkruar nga Versus
“Ishim të dy të dehur, ajo më shau”, zbardhet
Autori Brendon Saporito dhe viktima, gruaja e tij Sandra Holley Saporito

Brandon Saporito ka deklaruar në polici se ai dhe gruaja e tij Sandra Saporito kanë qenë të dy të dehur në momentin kur ndodhi krimi i rëndë.

Sipas dëshmisë së tij, 57 vjeçari shprehu se kishin patur zënka të shumta së fundmi edhe pa arsye, ndërsa tha se sharjet që kishte marrë prej saj, e kishin shtyrë ta godiste me thikë.

“Kohët e fundit kemi pasur shumë zënka të shpeshta edhe pa arsye. Në momentin e ngjarjes, ishim të dy të dehur. Ajo më shau dhe më ofendoi”- mësohet të ketë thënë Saporito në deklaratën e tij para policisë.

Në momentin e arrestimit, autori u gjet gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak për shkak se kishte tentuar të vetëvritej duke prerë damarët. Çifti kishte vendosur të linte përfundimisht SHBA-të dhe të zhvendosej në Evropë për të përjetuar një aventurë të re. Madje edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale shpreheshin se ishin duke përjetuar një “ëndërr”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: