AKTUALITET /

Ishin zhdukur prej disa ditësh nga fshatrat e tyre, Policia gjen në Tiranë 2 të miturit

Të miturit janë konstatuar në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po kryhen të gjitha procedurat për t’i kthyer ata pranë familjeve dhe për të sqaruar rrethanat e largimit të tyre.

Shkruar nga Versus

Ishin zhdukur prej disa ditësh nga fshatrat e tyre, Policia gjen në

Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të miturit që ishin larguar katër ditë më parë nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të njësisë administrative Maliq.

Sipas njoftimit zyrtar, 17-vjeçari dhe 15-vjeçarja janë gjetur në Tiranë, në zonën e Saukut, falë informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat e Policisë së Maliqit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.

Të miturit janë konstatuar në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po kryhen të gjitha procedurat për t’i kthyer ata pranë familjeve dhe për të sqaruar rrethanat e largimit të tyre.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe nxit të gjithë të denoncojnë menjëherë çdo rast të ngjashëm në numrin 112 ose në Komisariatin më të afërt. /Versus.al/

Poll