Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas që pak muaj më parë izoloi juglindjen e vendit për disa javë, është bllokuar sërish.
Shkak për bllokimin e aksit mësohet se janë bërë kushtet atmosferike. Pjesa më e madhe e vendit u përfshi sot nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë.
Qindra automjete nga të dyja kahet e rrugës kanë mbetur të bllokuara për shkak të dheut që ka mbuluar aksin duke krijuar radhë të gjata trafiku. Versus.al

