AKTUALITET /

“Ja dhe trimat”, Lamallari nxjerr videon me parakalimet e gabuara: Teknologjisë nuk i shpëtoni dot

Shkruar nga Versus

“Ja dhe trimat”, Lamallari nxjerr videon me parakalimet e gabuara:

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka publikuar në rrjetet sociale një video të Policisë Rrugore ku janë filmuar disa raste të parakalimeve të gabuara në rrugë. Lamallari shkruan se shkelje të tilla nuk do të tolerohen dhe do të ndëshkohen. Ndërsa paralajmëron shoferët e “pabindur” se nuk mund t’i shpëtojnë syrit të pagabueshëm të teknologjisë.

“Ja dhe "trimat" në timon me parakalime të gabuara e manovra tejet të rrezikshme, që kurrsesi s'do të tolerohen nga Policia e Shtetit!

Nëse mendoni se mund t'i fshiheni efektivëve të rrugores, syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t'i shpëtoni sidoqoftë. Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe sjellje të tilla të rrezikshme do të ndëshkohen!"- shkruan Lamallari. Versus.al

Poll