AKTUALITET /

Janë potencialisht kancerogjene: Thellohet skandali i mbetjeve të Kurum pas daljes së analizave

Analizat laboratorike zbulojnë se mbetjet e sekuestruara të KURUM nuk janë thjesht toksike, por potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut. Skandali thellohet me dyshime për falsifikim dokumentacioni nga zyrtarët e AKM, ndërsa hetimet penale afrohen te përgjegjësit kryesorë.

Shkruar nga Versus

Janë potencialisht kancerogjene: Thellohet skandali i mbetjeve të

Skandali i mbetjeve industriale të kompanisë KURUM ka hyrë në një fazë shokuese, teksa analizat laboratorike të kryera në një laborator jashtë vendit zbulojnë se mostrat e sekuestruara nuk janë thjesht toksike, por potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut.

Përqendrimet e substancave vdekjeprurëse tejkalojnë dramatikisht normat e lejuara, duke e kthyer çështjen nga një problem administrativ në një rrezik real dhe të menjëhershëm për shëndetin publik dhe sigurinë mjedisore të të gjithë shqiptarëve.

Burime të afërta me hetimet tregojnë se institucionet shtetërore kanë luajtur me jetën e kombit për muaj me radhë.

Dyshimet bien fort mbi zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe punonjësit e KURUM, të cilët akuzohen se kanë falsifikuar dokumentacionin për të klasifikuar mbetjet si "të sigurta", duke i hapur rrugë transportit dhe eksportit jashtë Shqipërisë.

Kjo aferë e ndyrë ka shkaktuar tensione të forta institucionale, me përpjekje të vazhdueshme për të hedhur përgjegjësinë te të tjerët një "dosje e nxehtë" që askush nuk donte ta prekte!

Skandali mori përmasa ndërkombëtare dhe globale kur dy anije tregtare Maersk  "Campton" dhe "Candor" u ngarkuan më 4 korrik 2024 në Portin e Durrësit me rreth 100 kontejnerë (816 tonë) pluhur furre elektrike shkrirjeje çeliku, plot me kadmium dhe krom kancerogjen.

Autoritetet tajlandeze, në bashkëpunim me Rrjetin e Bazelit dhe organizatën Basel Action Network, i ndaluan anijet në det dhe urdhëruan kthimin e menjëhershëm mbrapsht drejt Evropës. "Bangkok Post" (14 gusht 2024) dhe "Bloomberg" konfirmojnë: Maersk Candor u lokalizua pranë Afrikës së Jugut më 9 gusht, ndërsa Campton po drejtohej drejt Singaporit – por të dyja u bllokuan para destinacionit Laem Chabang në Tajlandë.

Zëvendësministri i Transportit tajlandez, Manaporn Charoensri, deklaroi se anijet nuk kishin autorizim për ndalesa të pa deklaruara si në Cape Town, ku një prej tyre fikte sinjalin GPS më 31 korrik. 

Drejtori i Autoritetit Portual të Tajlandës, Kriengkrai Chaisiriëongsuk, reagoi ashpër: "Tajlanda nuk pranon mbetje toksike dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me anijet!"./Versus.al

 

Tags:

kurum mbetje

Poll