AKTUALITET /

Kapet “djali i lagjes” me kokainë, thika dhe para në shtëpi, 25-vjeçari i arrestuar edhe më parë

Një 25-vjeçar nga Durrësi, me inicialet L.G., vendosi të “kultivojë” karrierën e tij në territorin e Kamzës dhe Valiasit me kokainë, thika dhe para cash.

Shkruar nga Versus

Kapet “djali i lagjes” me kokainë, thika dhe para në

Një 25-vjeçar nga Durrësi, me inicialet L.G., vendosi të “kultivojë” karrierën e tij në territorin e Kamzës dhe Valiasit me kokainë, thika dhe para cash.

Gjatë kontrollit të policisë u gjet edhe një shkop metalik njëjtë si i efektivëve.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në banesën e të riut u sekuestruan:

1. Qese me kokainë të ndarë bukur në doza, gati për shitje

2. Dy armë të ftohta (sepse një s’bënte punë)

3. Një peshore elektronike (as drogaxhi pa teknologji sot)

Dhe një grumbull parash të fituara nga “sëeaty hustle” kriminale

Ky nuk është takimi i parë i L.G.-së me drejtësinë: më herët është dënuar për heqje të paligjshme të lirisë. Këtë herë, ai do të përballet me akuzën për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.   

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës, janë sekuestruar qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, dy armë të ftohta (thikë dhe shkop metalik i ngjashëm me të policisë), një peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

25-vjeçari, i cili është i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Versus.al

Tags:

kokaine

Poll