AKTUALITET /

Kapet në Tiranë “koka” e grupit kriminal turk! Kërkohej në Turqi për krime të rënda

Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Shkruar nga Versus

Kapet në Tiranë “koka” e grupit kriminal turk!

Tiranë- Kreu i një grupi kriminal në Turqi është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, pasi autoritetet turke kishin lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të .

44 vjeçari Umit Oncu ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim dokumentesh dhe pengmarrje.

Gjithashtu gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit. Versus.al

Poll