AKTUALITET /

Kapi për fl*kësh vajzën e tij të mitur, procedohet shtetasi holandez në Korçë! Nëna heshti

Shkruar nga Versus

Kapi për fl*kësh vajzën e tij të mitur, procedohet shtetasi

Korçë- Policia ka proceduar penalisht një 33 vjeçar me inicialet M.U, shtetas holandez për keqtrajtim të miturish.

Hetimi ndaj tij ka nisur pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale ku duket momenti kur një burrë e grua shfaqen në rrugën pranë Pazarit të Ri së bashku me një vajzë të mitur e cila dallohet qartë që po dhunohet.

Burri e kap dhe e tërheq për flokësh vajzën e mitur. Pas verifikimeve në komisariat, rezultoi se 33 vjeçari ishte babai i vajzës së mitur. Videoja ngjalli shumë reagime pasi as nëna e të miturës nuk reagoi. Versus.al

Poll