Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pritet të hapë kutitë e votimit në Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së PD-së. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, deklaroi se nga pamjet filmike dalin dyshime serioze për parregullsi në këto zona.
Ndërkohë, javën tjetër do të rinumërohen edhe votat në Qarkun e Fierit, Tiranës dhe disa nga njësitë zgjedhore në Qarkun e Durrësit.
Ilirjan Celibashi më herët në një konferencë për mediat ka sqaruar se ky proces do të kryehet nga stafi i KQZ-së për të garantuar transparencë.
Ndër të tjera, kureshtja e madhe pritet të jetë në dy qarqet Tiranë dhe Fier ku do të kemi rinumërim total të votave. PD ka bërë kërkesë edhe për qarqe të tjera, mirëpo KAS i ka rrëzuar.







