AKTUALITET /

"Kemi prova nga Serbia", protestuesit mblidhen kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë: Do mbrojmë të vërtetën

Shkruar nga Versus

"Kemi prova nga Serbia", protestuesit mblidhen kundër

Nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot në Prishtinë po mbahet një protestë me moton: “Kundër padrejtësisë, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës.”

Kjo protestë u thirr pas publikimit të lajmit se Gjykata Speciale në Hagë ka pranuar prova të dorëzuara nga shteti i Serbisë, gjë që ka ngjallur reagime të forta në Kosovë.

Qytetarët kanë filluar të mblidhen në sheshet kryesore të kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit, pak para nisjes zyrtare të protestës, për të kundërshtuar atë që e konsiderojnë si trajtim të padrejtë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirim. /Versus.al/

Poll