Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka bërë një kallëzim në polici ku pretendon se është kërcënuar me jetë pranë ambienteve të televizionit që ka në pronësi.
Në kallëzimin e dorëzuar, Meksi thotë se persona të maskuar, me armë dhe shkopin bejsbolli zbritën nga një makinë tip “Audi” dhe e kërcënuan gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth dhe të televizionit për të identifikuar dhe kapur autorët e kanosjes. Mësohet se deri më tani çfarë është parë nga kamerat e sigurisë, vërehet se “Audi” është larguar me shpejtësi drejt zonës së Saukut. Versus.al

