
Dibër- Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme efektivin Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Pilafe. Mësohet se Gjura u kap mat nga kandidati i PD, Xhemal Gjunkshi i cili pretendonte se efektivi po blinte vota për të birin që kandidon nën siglën e PS, Danjel Gjura.
Gjunkshi denoncoi rastin në polici ndërsa Esat Gjura në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri në ajër. SPAK dhe policia nisën hetimet për ngjarjen, ndërsa u arrit edhe arrestimi i Esat Gjurës.
Sipas informacioneve ka patur edhe përplasje fizike mes grupeve të simpatizantëve të PD dhe PS në zonën ku ndodhi ngjarja. Versus.al







