
Tiranë- Forcat Operacionale kanë arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës më 13 janar të këtij viti.
Në pranga kanë rënë R.B dhe G.H, banues në Tiranë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Pas arrestimit, do të ekstradohen në Kosovë ku do të vijojnë proceset gjyqësore ndaj tyre. Versus.al

