AKTUALITET /

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga “Partizani”, GJKKO rrëzon Berishën

Shkruar nga Versus
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga
Sali Berisha

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga gjykimi i çështjes “Partizani”.

Kjo është hera e dytë që rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.

Berisha është i pandehur për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.  Seanca paraprake ku do të vendoset nëse dosja “Partizani” do të kalojë apo jo për gjykim, është shtyrë prej 6 muajsh. Ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 19 maj.

Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, Berisha lexoi një dokument të pretenduar të gjykatës greke të Janinës ku thuhej se Irena Gjoka ishte dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë në 2005-ën për falsifikim dokumentesh.

Mbrojtja e Berishës pretendon se me këtë dokument, çdo vendimmarrje e Gjokës është e pavlefshme. Versus.al

Poll