AKTUALITET /

"Këtu ka vetëm Maqedoni", forcat e RMV provokojnë para protestës së shqiptarëve për gjuhën

Denoncimi u bë nga studenti shqiptar Çlirim Iseni.

Shkruar nga Versus

"Këtu ka vetëm Maqedoni", forcat e RMV provokojnë para

Tensionet në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe duket se janë vetëm në rritje pasi edhe autoritetet maqedonase janë përfshirë në thirrje raciste. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e shpërndarë nga studenti shqiptar Çlirim Iseni i cili thotë se 2 ditë para protestës së paralajmëruar për gjuhën shqipe, forcat speciale maqedonase teksa kryejnë stërvitjen në rrugët e Kumanovës, thërrasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”.

Në një reagim publik, Iseni ngriti dyshime nëse kjo paradë me brohoritje nacionaliste ishte një rastësi apo një mesazh kërcënues ndaj studentëve dhe organizimit të protestës.

“Dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i policisë speciale të RMV-së parakalon me brohoritje nacionaliste nëpër Kumanovë. Pyetja që lind është nëse kjo është një rastësi apo një paralajmërim. Përgjigjja jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë çdo formë paqësore dhe demokratike për realizimin e së drejtës sonë legjitime – Gjuha shqipe zyrtare”, shkroi Iseni.

Ai rikujtoi historinë e lëvizjeve studentore gjatë periudhës jugosllave, duke theksuar se çdo tentativë për shtypje e bënte kauzën më të fortë, dhe shtoi se diversiteti kulturor ka qenë gjithmonë një vlerë e shtuar për vendin.

Poll