AKTUALITET /

Kishin rolin kryesor në skemat piramidale, publikohet FOTO-ja e çiftit të shpallur në kërkim

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Shkruar nga Versus
Kishin rolin kryesor në skemat piramidale,  publikohet FOTO-ja e
Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku/ Brunilda Ndini

Çifti që shfaqet në foto është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se është i përfshirë në skemën e mashtrimit me firma piramidale të zbuluar sot nga autoritetet.

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Hetimet zbuluan se rrjeti kriminal funksiononte mbi një model klasik piramidal: investitorët, për të fituar më shumë, duhej të rekrutonin të paktën 5 persona të rinj, të cilët investonin në platforma të rreme investimi me kriptomonedha si USDT dhe TRON.

Sa më shumë persona dhe sa më e lartë vlera e investuar, aq më të mëdha premtimet për përfitime. Në fakt, këto investime nuk ishin reale, por mekanizma mashtrues që përfitojnë vetëm nivelet e larta të skemës, ndërsa shumica humbën kursimet.

Përdorimi i kriptomonedhave shërbente për të fshehur gjurmët financiare dhe për të krijuar një iluzion sigurie tek investitorët, duke e bërë më të vështirë zbulimin e mashtrimit.

Gjatë 83 kontrolleve në banesa, biznese dhe persona, u vunë në pranga:

Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë
Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë
Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë
Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë
Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë
Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë

Ndërkohë që u shpallën në kërkim:

 Ereledio Shebeku - 35 vjeç, Divjakë
Adiola Shebeku - 29 vjeçe, Divjakë
Të gjithë dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

50 celularë
11 kompjuterë
1 DVR dhe 2 hard disqe
1 automjet
4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë dhe 340 franga zvicerane
6 llogari kriptomonedhash të ngrira

Falë teknologjisë së avancuar të analizës së blockchain-it dhe hetimeve të specializuara, autoritetet arritën të identifikojnë dhe ndalonin aktorët kyç të rrjetit, ndërsa hetimet për organizatorët kryesorë vijojnë./Versus.al

Poll