
Ka dështuar tentative e një gruaje në Kosovë për të futur drogë në burgun e Dubravësn ë Pejë.
Sipas mediave kosovare, mësohet se një grua që do të kryente një takim familjar në burg, dhe e kishte fshehur lëndën e dyshuar narkotike brenda një pampersi për fëmijë, me qëllim futjen e saj në Pavionin D.
Gjatë kontrollit rutinor, stafi korrektues zbuloi dy qese transparente me substancë të dyshuar narkotike të fshehur brenda pelenave.
Pas zbulimit, vizita u ndërpre menjëherë dhe rasti iu referua policisë dhe njësisë hetimore në Pejë për veprime të mëtejshme.

