
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi me shumicë votash të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.
Anëtarët e KLGJ vendosën që shqyrtimi të kryhet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD), pasi diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares lind pas marrjes së statusit të magjistrates.
Relacioni i verifikimit do të vlerësohet fillimisht nga ILD, dhe më pas ky institucion do të vendosë nëse duhet të dërgohet në KLGJ kërkesa për ndërprerjen e statusit të gjyqtares.
Gjqytarja Irena Gjoka është vënë nën hetim për një dënim të saj të padeklaruar në Greqi./Versus.al


