AKTUALITET /

'Kompania e Bashkim Ulajt na ka vjedhur pronat' , SPAK delegon në Shkodër çështjen e banorëve të Rrjollit

Sipas të dhënave të publikuara në programin e transparencës, SPAK ka bërë me dije se pas verifikimit të materialeve kallëzuese, ato i janë përcjellë prokurorisë vendore si organi kompetent për hetimin e çështjes.

Shkruar nga Versus

'Kompania e Bashkim Ulajt na ka vjedhur pronat' , SPAK delegon në

SPAK ka vendosur të mos e hetojë drejtpërdrejt çështjen e pretenduar të grabitjes së pronave në Rrjoll të Velipojës, duke e deleguar atë në Prokuroria e Shkodrës.

Sipas të dhënave të publikuara në programin e transparencës, SPAK ka bërë me dije se pas verifikimit të materialeve kallëzuese, ato i janë përcjellë prokurorisë vendore si organi kompetent për hetimin e çështjes.

Bëhet fjalë për një kallëzim për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, të ngritur nga shtetasi Fatmir Shpellzaj, i përfaqësuar nga avokatët Ndue Pjetra dhe Klodian Reçi.

Në zonën e Rrjollit në Velipojë, banorët pretendojnë se janë përballur me ndërhyrje policore, mungesë transparence dhe devijim të hetimeve lidhur me rreth 150 hektarë tokë, si shtetërore ashtu edhe private.

Në qendër të akuzave janë biznesmeni Bashkim Ulaj dhe Fatmir Zenel Shpellzaj, për të cilët kërkohet hetim penal mbi dokumente pronësie të dyshuara si të falsifikuara.

Banorët pretendojnë gjithashtu ekzistencën e një skeme bashkëpunimi mes institucioneve të drejtësisë dhe Policisë së Shtetit, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale për zyrtarët e përfshirë në procesin e pronësisë dhe ndërtimit të një resorti në zonë./Versus.al

Poll