
Forcat speciale të policisë, “Shqiponja”, zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion blic në rrugën “Medar Shtylla”, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia arrestoi 2 të rinj, ku fillimisht njëri prej tyre debatoi me një efektiv policie.
Forcat blu në vendngjarje ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar të riun për mosbindje ndaj urdhrit dhe më pas e shoqëruan të prangosur drejt komisariatit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e operacionit. Pritet që ngjarja të zbardhet më gjerësisht në raportin zyrtar të policisë që do të publikohet në vijim.

