AKTUALITET /

Kontrolle ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden 10 telefona, alkool dhe drogë

Shkruar nga Versus

Kontrolle ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden 10 telefona,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me kontrollet e imtësishme dhe të befasishme nëpër burgjet e vendit me qëllim gjetjen e sendeve të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Së fundmi, gjatë një aksioni në burgun e Fierit, janë gjetur dhe sekuestruar: 10 telefona, 10 karikues, bidona me alkool dhe lëndë narkotike e gjetur në 2 vende të ndryshme. Sendet e paligjshme janë gjetur në pjesën e jashtme të godinës A.

‘’Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e procedurave të mëtejshme’’- njofton drejtoria.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit të kryer nga vetë strukturat e burgut të Fierit, të dënuarit A.M gjatë verifikimit në skaner iu gjetën 5 qese të vogla me lëndë narkotike të cilat i kishte fshehur në pjesën e poshtme të një bluzeje. Versus.al

Poll