AKTUALITET /

Kontrolle në burgun e Fushë-Krujës, gjendet telefon 'Samsung' me kufje

Shkruar nga Versus

Kontrolle në burgun e Fushë-Krujës, gjendet telefon

Kontrollet nëpër qelitë e burgjeve të vendit kanë vijuar edhe mbrëmjen e djeshme në godinën e burgut të Fushë Krujës. Gjatë kontrolleve të ushtruara me urdhër të drejtorit të Përgjithshë, Adriatik Kupi, në brezin e butë mes godinës A dhe ambienteve të survejimit, u gjet një aparat celular tip ''Samsung'', një fishe karikimi dhe një palë kufje, të fshehura brenda një çorapeje.

''Materialet e konstatuara iu referuan strukturave përgjegjëse për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave''- njofton drejtoria e Burgjeve. 

Ky është i disati aksion i zhvilluar për gjetjen e sendeve të paligjshme brenda qelive të burgjeve. Në rastet e zbuluara, ka nisur hetimi për të zbardhur mënyrën sesi sendet ishin futur brenda burgut. Versus.al

Poll